Aktualitet

Lëvizje të reje në Policinë e Shtetit/ Largohet nga drejtimi shefi i Komisariatit të Kolonjës, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Mësohet se shefi i Komisariati, komisar Alket Pashaj, është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar komisar Robert Haskaj. 

zh.ll
Lëvizje të reje në Policinë e Shtetit/ Largohet nga drejtimi
foto ilustruese

KOLONJË- Lëvizje të reja jan regjistruar në radhët e policisë, këtë herë në Komisariatin e Kolonjës. Mësohet se shefi i Komisariati, komisar Alket Pashaj, është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar komisar Robert Haskaj. 

Robert Haskaj ka mbajtur deri më tani postin e shefit të seksionit të trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Gjithashtu, ai ka mbajtur më herët edhe postin e drejtuesit të AMP-së, ndërsa në postin e ri pritet të emërohet në ditët në vijim. Ndërkohë, Alket Pashaj, ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit të Kolonjës përgjatë muajve të fundit. Pas largimit, ai pritet të emërohet në një tjetër detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Emërimi i ri vjen në vazhdën e lëvizjeve të drejtuesve lokalë. Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit. Lëvizjet përfshijnë rotacione mes drejtuesve aktualë të komisariateve, me qëllim rritjen e eficiencës dhe forcimin e rendit publik./ZËRI

Poll

MOS HUMB