Aktualitet

Fermerët grekë nuk e ndalin protestën, bllokime sërish në kufi

Bllokada do të nisë prej orës 19:00 deri në orën 22:00, teksa bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencave shëndetësore. 

zh.ll
Fermerët grekë nuk e ndalin protestën, bllokime sërish
protestat e fermereve ne greqi

KAKAVIJË- Protestat e fermerëve grekë po vijojnë tashmë prej disa ditësh, duke çuar në bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë. Bllokada do të nisë prej orës 19:00 deri në orën 22:00, teksa bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencave shëndetësore. 

Njoftimi:

Kakavijë/Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protestat e fermerëve grekë po vijojnë prej disa ditësh. Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB