Aktualitet

EMRAT/ Shkodra, Elbasani dhe Korça pa drejtorë policie, 6 oficerë në garë dalin nesër para komisionit për të marrë "vulën" e Prodës

Gara do të zhvillohet për 3 qarqet Shkodër, Elbasan dhe Korçë, drejtoritë e të cilave kanë mbetur pa drejtues për shkak të shkarkimve dhe dorëheqjeve.

zh.ll
EMRAT/ Shkodra, Elbasani dhe Korça pa drejtorë policie, 6
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish në 3 qarqe të vendit, ku në garë janë 6 oficerë policie. Gara do të zhvillohet për 3 qarqet Shkodër, Elbasan dhe Korçë, drejtoritë e të cilave kanë mbetur pa drejtues për shkak të shkarkimve dhe dorëheqjeve.

Konkretisht, në Shkodër gara u hap pas shkarkimit të Fatmir Lleshit. Islor Islami është aktualisht drejtor i komanduar në Korçë, pas shkarkimit të Erjon Ahmetit, ndërsa në Elbasan shkak u bë dorëheqja nga radhët e policisë së drejtorit aktual Fatmir Hoxha.

Gjashtë konkurrentët në garë janë:

Loard Sallaku, aktualisht drejton Policinë e Kukësit, i komanduar;

Aban Çela, këshilltar në Policinë e Shtetin;

Dritan Lena, punonjës pranë Forcës Kombëtare të Sigurisë;

Uljan Shpataraku, në Drejtorinë e Përgjithshme;

Ardian Çipa, te Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;

Islor Islami, i komanduar drejtor në Policinë e Korçës

Mësohet se 6 kandidatët do të dalin ditën e nesërme, 10 dhjetor, para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Pas vlerësimi me pikë nga komisioni, kryepolici Ilir Proda pritet të bëjë emërimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB