TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht nisjen e procedurës për zëvendësimin e saj pas dorëheqjes së Elsa Toskës nga posti i anëtares së Gjykatës Kushtetuese, shtatorin e vitit 2024.
“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kuvendit.
Mësohet se aplikimet e kandidatëve do t'i nënshtrohen shqyrtimit nga Komisioni i Ligjeve ditën e nesërme, ndërsa bëhet me dije se të interesuarit kanë afat njëmujor për të dorëzuar dokumentacionin. Hapi i radhës i takon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për të vlerësuar dhe renditur me pikë kandidatët. Më pas, Kuvendi duhet të miratojë kandidaturën me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Nëse i ka 84 votat, atëherë Kuvendi mund të zgjedhë një nga 3 emrat me më shumë pikë, përndryshe automatikisht gjyqtar bëhet kandidati që KED ka renditur të parin.
Elsa Toska u zgjodh si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dha dorëheqjen nga posti i saj më 19 shtator 2024. Toska dorëzoi dorëheqjen kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj, me arsyetimin se do të largohej për arsye personale. Elsa Toska u zgjodh si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI
