Aktualitet

3 mln € dëm! Skemë mashtrimi me TVSH-në, arrestohen 2 persona në Elbasan

Në muajin nëntor 2023, Policia e Elbasanit goditi këtë veprimtari kriminale dhe arrestoi administratorin e biznesit.

f.t
3 mln € dëm! Skemë mashtrimi me TVSH-në, arrestohen 2
foto ilustruese

ELBASAN- Sajmir Xhafa 38 vjeç dhe Julian Kalo, 46 vjeç, të shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar, janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja.

Në muajin nëntor 2023, Policia e Elbasanit goditi këtë veprimtari kriminale dhe arrestoi administratorin e biznesit, Adnand (Andreë) Progri. Këta persona i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm, pasi krijuan një skemë fiktive të mashtrimit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Baza e tyre e mashtrimeve ishte shtrirë në 3 qytete, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, ndërsa hetimi i Prokurorisë së Elbasanit i nxori zbuluar.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohen urdhrat e ndalimit për 2 shtetas që akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja. Në muajin nëntor 2023, Policia e Elbasanit goditi këtë veprimtari kriminale dhe arrestoi administratorin e biznesit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve në kërkim S. Xh., 38 vjeç dhe J. K., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar" dhe "Fshehja e të ardhurave", pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik.

Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB