Aktualitet

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për Alban Bengasin

Në hetimet e SPAK thuhet se pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

a.l
Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6
ALBAN BENGASI DHE ISH GRUAJA

TIRANË- Prokuroria ka kërkuar 6 vite dhe 6 muaj burg për ish-avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur dhunimin e ish-bashkëshortes së tij. Në dosjen e SPAK, pjesë e operacionit “Plumbi i Artë”, Bengasi akuzohet se ka porositur Nuredin Dumanin dhe Eljo Bitrin për të dhunuar ish-bashkëshorten.

Në hetimet e SPAK thuhet se pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

I pandehuri Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Nga hetimet është evidentuar përfshirja në krim edhe e një personi tjetër, shok i të bashkëhetuarit Elio Bitri, i paidentifikuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit pasi ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilin është larguar i bashkëhetuari Eljo Bitri nga vendi i ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB