Aktualitet

EMRAT- U kapën në “shtëpi bari” në Angli, dënohet me burg djali i ish-efektivit të policisë dhe shoku i tij

Policia bastisi një ish-kompleks mulliri në Brighouse dhe zbuloi rrjetin e kanabisit të dy të rinjëve.

f.t

EMRAT- U kapën në “shtëpi bari” në Angli,

BRITANI E MADHE- Djali i një ish-oficeri të policisë shqiptare është dënuar me burg në Angli, pasi u arrestua në një ‘shtëpi bari’. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai u kap duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi, se bashku me një tjetër shqiptar.

Ata janë identifikuar si Klajd Toli (i riu në foto), 27 vjeç dhe Fabian Xhika, 26 vjeç, ndërsa pritet që të ekstradohen drejt vendit tonë, pasi kanë kryer një pjesë të dënimit në Angli.

Policia bastisi një ish-kompleks mulliri në Brighouse dhe zbuloi rrjetin e kanabisit të dy të rinjëve. Prokurori David Ward tha se disa ndërtesa ishin konvertuar në mënyrë specifike për rritjen e kanabisit dhe mijëra paund ishin shpenzuar për pajisje./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB