Aktualitet

E PAZAKONTË NË FIER/ Gruaja rreh burrin, i moshuari në rrugë (PAMJET)

Çifti prej 4 vitesh kanë jetuar të ndarë, ndërsa nuk dihet shkaku i agravimit gjatë ditës së sotme

E.K
E PAZAKONTË NË FIER/ Gruaja rreh burrin, i moshuari në rrugë
Gruaja dhunon burrin ne Fier

FIER- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në mes të qytetit të Fierit, ku një grua ka dhunuar ish-bashkëshortin e saj, dhe duke i bërë presion dhe akuza të rënda. Kanë qenë qytetarë të shumtë ata që kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin, ndërkohë që është lajmëruar edhe policia, që më pas ka bërë shoqërimin e ish-çiftit në ambientet e komisariatit.

“Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar.

“Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë”, shprehet burri.

Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…”.  Ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…

Mësohet se burri nga sjellja e ish-bashkëshortes ka patur probleme shëndetësore. Vazhdimisht ai ka kërkuar nga të pranishmit që të mos e filmonin skenën, pasi konflikti do të zgjidhej vetëm me praninë e policisë.

Poll

MOS HUMB