Aktualitet

1 mln lekë kompensim ushqimor për efektivët e Policisë së Shtetit

Gjithashtu, bëhet me dije se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po planifikojnë dhe zyrtarizimin e një shpërblimi për fundvit për të gjitha uniformat blu.

F.m
1 mln lekë kompensim ushqimor për efektivët e Policisë
Efektivët

TIRANË- 1 milionë lekë të vjetra do të depozitohen në llogaritë e 9982 efektivëve të Policisë së Shtetit. Ky do të jetë një kompensim ushqimor, të cilin efektivët s’e kanë marrë asnjëherë. Për përmbushjen e këtij kompensimi, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar akordimin e fondeve nga Ministria e Financave.

Gjithashtu, bëhet me dije se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po planifikojnë dhe zyrtarizimin e një shpërblimi për fundvit për të gjitha uniformat blu.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se nga 1 Korriku i vitit të ardhshëm do të ketë një shtesë në pagat e punonjësve të policisë së shtetit. Teksa ishte i pranishëm sot në dhënien e 100 kredive pa interes për punonjësit e policisë, Balla tha që do t’i kërkojë ministrit të Financave ta rrisin moshën për efektivët që mund të përfitojnë rritje pagash.

Poll

MOS HUMB