
GREQI- Personi që shihni në foto është Mateo Sinanllari, 29-vjeçari shqiptar i arrestuar pak javë më parë në Greqi si autor i 16 vjedhjeve në zona të ndryshme të Arhinës, konkretisht në Pagkrati, Nea Jonia, Kifisia, Agios Dimitrios, Nea Erythraia, Agia Paraskevi, Lykovrysi, Nea Smyrni, Pefki dhe Ilioupoli.

Policia greke ka ndarë detaje të reja sa i përket mënyrës së si shqiptari i kryente vjedhjet. Fillimisht 29-vjeçari hynte në biznese me pretekstin e shpërndarjes së broshurave reklamuese apo shitjes së kuponëve të bamirësisë.
Më pas vendoste fletëpalosjet, kryesisht duke mbuluar celularët e punonjësve, paratë ose sende të tjera personale.
Në momentin që klientët nuk shfaqnin interes për produktet që shpaloste broshuara ai largohej, por bashkë me fletëpalosjet ai merrte nga aty dhe celularët apo sendet me vlerë.
Mediat greke shkruajnë se pas publikimit të fotove të të riut shqiptar, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se mund të jetë përfshirë i riu./Zëri.ai