
KORÇË- Fatjon Fasho është emëruar drejtor i burgut të Drenovës.
Sipas informacioneve, Fasho ka kryer funksione të ndryshme në burgun e Drenovës dhe ka qënë gjithashtu edhe në pozicionin e zv.drejtorit.
Gjatë kohëve të fundit ka pasur disa lëvizje titullarësh në burgun e Drenovës.
Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet ende pa drejtues, pa dorëheqjes së Admir Abrisë. Pavarësisht se u tha se emërimi i zëvendësit të tij do të ishte çështje ditësh, deri tani ministri i drejtësisë Ulsi Manja nuk ka bërë asnjë propozim.
Dorëheqjet në sistemin e burgjeve janë të shpeshta, edhe për shkak të natyrës delikate që këto institucione kanë, dhe presionet me të cilat mund të ndeshen shpesh drejtuesit./ZËRI