Aktualitet

Zyra arsimore në Krujë nuk paguan transportin, nxënësit e shkollës 9-vjeçare Budull bojkotojnë mësimin

Kjo situatë ka shqetësuar prindërit, të cilët pretendojnë se e gjitha po ndodh për shkak të ndërprerjes së pagesave nga zyra arsimore e Krujës për mjetet e transportit. 

a.l
Zyra arsimore në Krujë nuk paguan transportin, nxënësit e
Shkolla

KRUJË- Mungesa e transportit dhe mjeteve ka detyruar nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Budull të bojkotojnë procesin mësimor. Prej tre ditësh ata kanë qëndruar në shtëpi, pasi në mungesë të mjeteve për t'i transportuar në shkollë nuk mund të frekuentojnë mësimin. 

Kjo situatë ka shqetësuar prindërit, të cilët pretendojnë se e gjitha po ndodh për shkak të ndërprerjes së pagesave nga zyra arsimore e Krujës për mjetet e transportit. 

Ata paralajmërojnë se nëse problemi nuk zgjidhet, bojkoti do vijojë deri në zgjidhjen e tij. Sakaq, prindërit që kanë mundësi do të bëjnë transportin me mjete private të fëmijëve drejt shkollës. Këtë situatë e shikojnë shqetësuese edhe mësuesit të cilët i janë bashkuar nxënësve në bojkoton e mësimit, teksa presin nga zyra arsimore dhe bashkia e Krujës një zgjidhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB