Aktualitet

Kur peshkimi të pasuron me...100 mijë dollarë!

Sipas tyre, Policia i ka njoftuar se gjetja e parave nuk cilësohet si krim dhe se paratë mund t'i mbajnë.

k.m.
Kur peshkimi të pasuron me...100 mijë dollarë!
Foto ilustruese

SHBA- Një çift u kthye në shtëpi nga peshkimi me 100 mijë dollarë më shumë! Të dy u pasuruan nga një pasdite peshkimi në një liqen të Nju Jorkut. James Cain dhe Barbie Agostini hodhën një litar me një magnet në liqen në parkun "Flushing Meadows" në Queens, Nju Jork. Kur papritur, magneti u ngjit pas një kasaforte.

Sipas Dailymail, kur hapën kutinë, ata thanë se e gjetën kartëmonedha me prerje 100 dollarësh të dëmtuara nga uji, me një vlerë totale rreth 100,000 dollarë. Sipas tyre, Policia i ka njoftuar se gjetja e parave nuk cilësohet si krim dhe se paratë mund t'i mbajnë.

"Ne kemi gjetur shumë kasaforta në të kaluarën. Kur i pashë, mendova se kjo nuk mund të jetë e mundur. Paratë ishin të lagura, pothuajse të shkatërruara. Nuk kishte asnjë letërnjoftim, pra nuk kishte asnjë mënyrë për të identifikuar pronarin e kasafortës, kështu që Policia na tha: “Urime!”,"-tha Cain për mediat e huaja.

Çifti nisi ritualin e peshkimit me magnet gjatë pandemisë së koronavirusit. Ata thanë se kishin gjetur më parë granata të Luftës së Dytë Botërore, armë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe një motoçikletë./ZËRI

Poll

MOS HUMB