Aktualitet

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga qelia i “tmerrshmi” i Beratit, Aleksandër Kuqo

Kuqos i kishte mbetur edhe 1 vit e gjysmë burg për të vuajtur në burgun e Beratit.

k.m.
Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga qelia i “tmerrshmi” i
Aleksandër Kuqo

TIRANË- Aleksandër Kuqo, i njohur ndryshe edhe si "i tmerrshmi i Beratit" është liruar nga burgu si përfitues i amnistisë penale. Kjo pasi kishte mbetur edhe 1 vit e gjysmë burg për të vuajtur në burgun e Beratit. Lajmin për lirimin e tij e bëri me dije gazetarja Anila Hoxha, duke iu referuar burimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Aleksandër Kuqo është një personazh i njohur për Policinë e Shtetit. Në vitin 1999 u dënua në Itali me burgim të përjetshëm për disa krime, mes të cilave “vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”. Por pasi u arrestua në Shqipëri, Gjykata e Fierit i konvertoi dënimin nga burgim i përjetshëm në 21 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB