Aktualitet

“Kujdes me mesazhet që ju vijnë në telefon”/ Kryetari i AKEP: Sulmet kibernetike s’po kursejnë as deputetët

Frashëri përmendi gjithashtu sulmet ndaj institucioneve shtetërore, duke përfshirë rastin e platformës SKY ECC.

M.M
“Kujdes me mesazhet që ju vijnë në telefon”/ Kryetari
Tomi Frashëri

TIRANË- Kryetari i AKEP-it, Tomi Frashëri, raportoi në Komisionin e Dezinformimit mbi sulmet kibernetike që kanë prekur infrastrukturën elektronike të Shqipërisë, veçanërisht nga grupet "Homeland Justice" dhe faqet ruse pas luftës në Ukrainë. Ai tha se janë mbyllur 155 domaine ruse dhe 8 të tjera të lidhura me hakerë. Sulmet shpesh ndodhin për shkak të neglizhencës së operatorëve dhe personelit të papërgatitur. Frashëri përmendi gjithashtu sulmet ndaj institucioneve shtetërore, duke përfshirë rastin e platformës SKY ECC.

"Kërkesa për domeinet ruse e para ka qenë globale, që më datën 3 Mars 2022, direkt nga Komisioni Europian (BE). I cili ka kërkuar që përveç 3 uebsajteve të specifikuar, që s’po ua përmend emrat, si dhe të tjerave domaineve ruse që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, duhej të mbyllej, sepse përmbanin dezinformim. Kërkesat e tjera kanë ardhur nga organet ligjzbatuese për grupin “Homeland Justice” (iranianët). Kryesisht kanë ardhur kërkesa nga Prokuroria në disa raste, Njësia C kibernetike e Policisë. I vetmi instrument për t’i ndaluar këto, është ligji.

Qëllimi i tyre është të rrëzojnë sistemin, të nxjerrin nga shërbimi, të shkatërrojnë të dhënat. Ndaj nuk duhet hapur çdo mesazh që vjen në telefon apo në postën elektronike.

Sulmi që ndodhi në dhjetor, ishte shumë mirë i kalibruar. Tani jemi në llogjikë shkatërrimi, nuk jemi si më parë, kur pjesa më e madhe e sulmeve bëheshin për të nxjerrë para nga kjo gjë. Madje mund t’ju kenë ardhur edhe juve e-maile të tilla, si të kam parë diku në sajte të caktuara dhe po nuk më dhe para, do t’i nxjerrë të gjitha (çështja e SKY ECC). Por tani janë më problematike, sepse janë për kolaps, janë për shkatërrim. Por të gjithë sulmohen, pa përjashtim, një reziston më shumë, përballet më mirë nga tjetri. Ky operator që u sulmua, siç ishte sulmuar ky, nuk është sulmuar më parë asnjë njeri. Kurse ISP-të gjenden kollaj, jepen me ligj, janë në regjistra publikë, edhe në AKEP".

Poll

MOS HUMB