
Policia e Sarandes
SARANDË- Një incident ka ndodhur në një kopsht në qytetin e Sarandës ku sanitarja ka dhunuar drejtoreshën. Një debat që ka nisur mes tyre ka përfunduar në përleshje fizike në ambjentet e kopshtin shtetëror nr.3.
Etleva Meta, një nga sanitaret e këtij instituconi ka marrë një vërejtje nga titullarja e saj për mosrespektimin e orarit të punës dhe zbatimin e detyrës së saj si sanitare e kopshtit. Meta ka qënë e para që ka sulmuar verbalisht drejtoreshën duke degraduar përplasjen mes tyre në fizike.
Sanitrja, pas ngjarjes u shoqërua nga Policia e Sarandës me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”./ ZËRI
Poll