Aktualitet

Kryeprokurori i Lezhës në KPA! Dumani liston shkeljet: Të shkarkohet Erjon Shehaj

Një tjetër çështje e prekur nga kreu i SPAK, lidhet me arrestimin e një personi që është kapur me drogë e lëndë plasëse.

F.I
Kryeprokurori i Lezhës në KPA! Dumani liston shkeljet: Të
PAMJE NGA SEANCA

TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për të shqyrtuar kërkesën e Komisionerit Publik, i cili kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj. Seanca për kreun e Prokurorisë së Lezhës po zhvillohet në kuadër të procesit të Vettingut. Vendimi për konfirmimin e tij në detyrë nga ana e KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik.

Institucioni i Prokurorit Publik në këtë seancë përfaqësohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj, pasi listoi shkeljet e këtij të fundit. Dumani ka listuara pretendimet e zbuluara nga Komisioneri Publik, në të cilën janë zbuluar mangësi të theksuara dhe tejkalimi të kompetencave nga kryeprokurori i Lezhës, Erjon Shehaj. 

“Subjekti nuk ka dhënë shpjegime bindëse për çështjet. Shkeljet e konstatuara janë kryesisht në kriterin profesional. Për një nga çështjet hetimore, Shehaj nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Bëhet fjalë për një dosje të vitit 2014 për akuzat e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës. Kallëzues në këtë çështje ka qenë një punonjës policie, por Shehaj e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, jo atë të kanosjes. Kjo edhe pse ka pasur të dhëna që kallëzuesi ishte ndjerë i kërcënuar për shkak të detyrës. Shehaj nuk ka kryer veprime hetimore, duke mos sekuestruar kamerat e sigurisë”, është shprehur Dumani.

Një tjetër çështje e prekur nga kreu i SPAK, lidhet me arrestimin e një personi që është kapur me drogë e lëndë plasëse. Dumani shprehet se Shehaj e ka dërguar çështjen për gjykim dhe personi është dënuar me 6 vite burg.

Në seancën e parë dëgjimore prokurori Shehaj dha shpjegime dhe dorëzoi prova lidhur me mospërputhjet, pasaktësitë dhe mungesën e burimeve të ligjshme të huave të marra nga babai për blerjen e një apartamenti. KPK gjeti po ashtu edhe probleme me profesionalizmin. Edhe pse raporti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka qenë pozitiv për të, KPK ka evidentuar disa probleme në çështjet e hetuara nga prokurori Shehaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB