
SELANIK- Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri disa ditë më parë një shqiptar në Selanik. Sipas autoriteteve greke në pranga kanë rënë një 40-vjeçar, dhe është shpallur në kërkim një 26-vjeçar të dy me origjinë shqiptare. Ata rezultojnë me precedentë penal për grabitje dhe drogë. Dyshohet se atentati i dështuar ndaj shqiptarit ka ndodhur për shkak të prishjes së pazarit të drogës.
Ka qenë 26-vjeçari ai që ka hapur zjarr, duke plagosur shqiptarin që ndodhej jashtë një lokali me mikun e tij. Identitetët e shqiptarëve të përfshirë në këtë ngjarje nuk bëhen me dije për mediat.
Ngjarja ndodhi në orën 5 të mëngjesit më 8 Mars në Selanik. Shqiptari u tranpostua menjëherë në spital në gjendje kritike për jetën. Mësohet se ai tashmë ka dalë nga spitali./ZËRI