Aktualitet

Kompania e tij u sulmua me armë zjarri, Nadir Çausholli: Policia po punon, unë bashkë me ta!

Biznesmeni shkruan se ende nuk e di kush e ka kryer sulmin ndaj tij, por shton se përveç Policisë së Shtetit, edhe vetë është duke punuar për të gjetur autorët dhe porositësin.

k.m.
Kompania e tij u sulmua me armë zjarri, Nadir Çausholli: Policia po
Nadir Çausholli

TIRANË- Nadir Çausholli ka bërë reagimin e parë pas sulmit me armë zjarri që iu bë në godinën e kompanisë së tij, CFO Pharma. Në rrjetin e tij social "Facebook", biznesmeni shkruan se ende nuk e di kush e ka kryer sulmin ndaj tij, por shton se përveç Policisë së Shtetit, edhe vetë është duke punuar për të gjetur autorët dhe porositësin. Po ashtu, ka adresuar edhe pretendimet se në të shkuarën, në kompaninë e tij ka qenë aksioner edhe biznesmeni i zhdukur Ervis Martinaj dhe dyshime se vetë mund të jetë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

"Shpikin fillimisht që unë paskam aksionerë persona që nuk ekzistojnë. Pastaj shpikin që kam dhënë apo marrë fajde. Më vjen keq shumë në çfarë realiteti jetojmë. Do doja shumë të gjithë të ndihmojnë që mos ekzistojnë lajme të pabazuara sepse i vrisni njerëzit për së gjalli,"-shkruan ai. 

Më pas, ankohet për mënyrën sesi është trajtuar rasti i tij nga mediat.

"Lërini njerëzit e qetë në hallet e veta kur nuk i ndihmoni dot. Mos e justifikoni paaftësinë tuaj për të bërë diçka reale duke vjellur vrerë. Realisht nuk i kam fare frikë plumbat realë që ndoshta dhe mund të jem i kërcënuar për jetën, versus këtyre llafeve të shëmtuara dhe formës të të bërurit lajm."

REAGIMI I PLOTË:

Mos i vrisni njerezit per here te dyte! Realisht ashtu sic e keni degjuar kompania CFO Pharma eshte qelluar me arme nga persona qe aktualisht nuk dihet kush jane. Policia po punon gjithshtu dhe une bashke me ta. Nuk mjaftojne plumbat fizik qe u zbrazen te kompania ime por duhet te shof dhe te degjoj cdo vjellje vreri gazetaresh te disa mediave online ku disa jane per efekt te reklamave qe nuk i bej te ata (dhe konkretisht JOQ, Boldneës te cilin e kemi kallzuar) dhe disa te tjere te reja qe e bejne per shikueshmeri. Shpikin fillimisht qe une paskam aksioner persona qe nuk ekzistojne. Pastaj shpikin qe kam dhene apo marr fajde. Me vjen keq sh ca realiteti jetojme. Duan te bejne mashtrimin lajm vetem qe te ndiqen.

Do doja tju beja nje paralelizem: Ne rast se une postoj qe kam degjuar qe x gaxetar mashkull shkon me nje gazetar tjeter mashkull postimi im do behej lajmi kryesor ne media dhe te gjithe ju do mendonit perderisa ky e poston ka dicka te vertete per keto gazetaret. Ne te verte une qe do shpikja lajmin e pavertete do fitoja lek dhe shikueshmeri por do njollosja padrejtesisht figuren e nejrezve qe skane lidhje. Ato mund te me ofronin dhe lek qe une te hiqja lajmin.

Realiteti qe une arrij te lexoj ma besoni eshte shume i shemtuar pasi di shume gjera qe njerezit e thjeshte dhe normal nuk i kuptojne dhe nuk i besojne qe ndodhin qe nga presioni i gjobave te alabakeve dhe krimineleve po ashtu dhe i disa mediave online apo individeve pa indentitet dhe qe e justifikojne ekzistencen duke shpikur. Do doja shume te gjithe te ndihmojne qe mos te ekzistojne lajme te pabazuar sepse i vrisni njerezit per se gjalli.

Ma besoni te besh bisnes ne vendin tone duhet fillimisht te pergatitesh per koston e gjobevenies te disa mediave. Nuk ndodh ne bote kjo! Une jetoj ne Tirane dhe jeta me ka perballur me shume njerez per te cilet panvaresisht ketyre lajmeve besoj se gezojne shume respekt dhe nuk influencohen fare. Lerini lenjerezit e qete ne hallet e veta kur nuk i ndihmoni dot. Mos justifikoni paaftesine tuaj per te bere dicka reale duke vjedhur vrer por gjeni nje pune tjeter se Shqiperia nuk ka nevoje per 1000 portale dhe 100 televizione. Realisht nuk i kam fare frike plumbat real qe ndoshta dhe mund te jem i kercenuar per jeten, versus ketyre llafeve te shemtuara dhe formes te te berurit lajm. Tani mund te vazhdoni duke me share qe jam kriminel, drogaxhi, kontrobandist, kontrovers dhe cdo lloj llafi tjeter qe mund tja vidhni nga fjalori i dikujt tjeter

Sulmi ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të 18 marsit. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të fasadës së “CFO Pharma”. Burime bënë me dije se drejt godinës është qëlluar të paktën 30 herë me kallashnikov nga një makinë, e cila fillimisht ka ndaluar, ka qëlluar dhe më pas është nisur në drejtim të Kasharit./ZËRI

Poll

MOS HUMB