Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj para GJKKO-së, sot seanca e parë pas ndarjes së dosjes

Gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit për kryebashkiakun, i cili është i vetmi nga të pandehurit që ndodhet në qeli gjatë këtij procesi. 

zh.ll
Kryebashkiaku Veliaj para GJKKO-së, sot seanca e parë pas ndarjes
erion veliaj

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca e parë në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca vjen pas vendimit për ndarjen e çështjes nga dosja ku janë të përfshirë edhe 11 të pandehur të tjerë.

Para se çështja të ndahej rreth 2 muaj më parë, GJKKO urdhëroi SPAK-un t’i dorëzonte aktet hetimore Veliajt, por kryebashkiaku nuk ka marrë 24 nga 61 fashikujt e dosjes.

Gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit për kryebashkiakun, i cili është i vetmi nga të pandehurit që ndodhet në qeli gjatë këtij procesi. 

Në seancën e 27 prillit, dosja u nda në 2 fraksione, pasi gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 11 të pandehurve, mes tyre biznesmeni Elman Abule e ish deputetja e PS Klotilda Bushka, që kërkuan gjykim të shkurtuar.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB