Aktualitet

Kreu i SPAK: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Ai tha se me të dhënat e përfituara u krijua një panoramë më e qartë e krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare.

I.F
Kreu i SPAK: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën,
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha për emisionin “3D” se Sky ECC dhe Encrochat kanw ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë. Ai tha se me të dhënat e përfituara u krijua një panoramë më e qartë e krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare.

“Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë fazës së hetimit paraprak. Por edhe bashkëpunimi në kuadër të SKY ECC është një tjetër tregues i nivelit të zbatimit të ligjit kanë te SPAK dhe që i dhanë mundësi SPAK-ut të punojë me prova të kësaj natyre, falë edhe të dhënave të përfituara nga SKY, ne tashmë kemi një panoramë më të qartë të krimit të organizuar shqiptar, të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare të tyre. Gjithashtu procedimet penale kur përdorëm SKY na dhanë mundësi të ekspozonim lidhjet e krimit të organizuar me politikën, me gjyqtarë, me prokurorë, me funksionarë të lartë policie dhe me përfaqësues të lartë të administratës”, u shpreh Dumani. /ZËRI

Poll

MOS HUMB