Aktualitet

KPA i riktheu në detyrë/ Bib Ndreca merr përsipër "Plumbin e artë', Ardit Mustafa nis punë në qershor

Të dy, si Ndreca, ashtu edhe Mustafa janë rikthyer në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi u shkarkuan nga shkalla e parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

k.m.
KPA i riktheu në detyrë/ Bib Ndreca merr përsipër
Ardit Mustafa dhe Bib Ndreca

TIRANË- Me rikthimin në detyrë të dy gjyqtarëve Bib Ndreca dhe Ardit Mustafa, numri i magjistratëve në GJKKO ka shkuar në 11. Të dy, si Ndreca, ashtu edhe Mustafa janë rikthyer në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi u shkarkuan nga shkalla e parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ndreca ka nisur punë menjëherë duke marrë në ngarkim dosjen “Plumbi i Artë”, e lënë nga Taulant Banushi. Ky i fundit dha dorëheqjen për shkak të mbingarkesës së gjykimeve në gjykatën e Tiranës, ndaj edhe dosja tani do të gjykohet nga i sapoemëruari.

Seanca e parë me gjyqtarin e ri është caktuar që të mbahet pas 2 javësh, më datë 14 qershor. Ndërsa Ardit Mustafa fillon punë më 19 qershor.  Kështu, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me emërimin e dy gjyqtarëve shkon në 11 në total, ndërsa organika e saj e plotë parashikon 16./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB