Aktualitet

I dënuar me burg përjetë, Valmir Hoxha përfundon në spital, në grevë prej 13 ditësh

Valmir Hoxha kundërshtonte transferimin e tij në burgun e Burrelit, dhe jo në Reç të Shkodrës, ku ka dhe familjen e tij

E.K
I dënuar me burg përjetë, Valmir Hoxha përfundon në
Valmir Hoxha

TIRANË- Valmir Hoxha, i dënuar me burg përjetë, ka përfunduar në spital, për shkak se prej 13 ditësh ishte në grevë urie, në burgun e sigurisë së lartë në Burrel. Ai kishte refuzuar prej afro dy javësh ushqimin, për shkak se kundërshtonte transferimin e tij nga burgu i Peqinit një Burrel.

Në letrën e dërguar Ministrisë së Drejtësisë i burgosuri Hoxha theksonte se transferimi i tij në këtë burg është i padrejtë, pasi fillimisht e kishin çuar në Reç të Shkodrës, ku e kishin mbajtur për vet, 24 orë.

I dënuari me burgim të përjetshëm thotë se ky transferim është i padrejtë dhe se argumenti i dhënë nuk qëndron pasi atje nuk i rrezikohet jeta as në Peqin dhe as më Reç, siç është një ndër arsyet e transferimit.

Valmir Hoxha akuzon strukturat drejtuese të burgut të Reçit që sipas tij kanë shkelur ligjin disa herë duke futur brenda burgut sende të paligjshme dhe kjo nuk do të ishte e lehtë më pas.

Ai i bënte thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit të reagojnë dhe ta rikthejnë në burgun e Reçit ku ka edhe vëllain si dhe familjen, pasi deklaron se nënën e ka të sëmurë, në të kundërt – thotë ai, do të vijojë grevën e urisë deri në vetëflijim.

Valmir Hoxha, i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje, ishte kthyer në tmerr për qytetin e Shkodrës, derisa u arrestua në vitin 2003. Ai vuan dënimin për veprat penale të vrasjes, plagosjes, grabitjes dhe përdhunimit, ndërkohë që dhe më herët ka pasur pretendime në lidhje me sigurinë e jetës së tij në burg. /ZËRI

Poll

MOS HUMB