Aktualitet

“Po t’u ndava, po vdeksha! O unë, o ti në këtë botë”, noterja kërcënon gazetaren: Kam 10 mln euro të deklaruara më gjak

Noterja: Hajde, hajde më jep 2 milionë euro dëmshpërblim! Unë jam grerëzë moj grerëzë! Qesh, qesh… Më njeh mua ti kush jam? Unë jam grerëzë! Po t’u ndava, po vdeksha! O unë, o ti në këtë botë!

E.K
“Po t’u ndava, po vdeksha! O unë, o ti në këtë
Noterja Anila Haxhiu, bashkeshorti i saj dhe gazetarja Odeta Gjevori

TIRANË- Gazetarja e emisionit “Stop” Odeta Gjevori, është sulmuar nga noterja e Fierit, Anila Haxhiu, pas denoncimeve në lidhje me shkeljet që kjo e fundit ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Denoncoimi ndaj Haxhiut, ka nisur në mars të vitit 2023 u transmetua sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.

Të nesërmen, kur grupi i xhirimit i shkoi noteres në zyrë për problemin e shitjes së një prone pas denoncimit të Dritan Harapit, noterja arriti deri në pikën që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”. Në prill 2023 “Stop” publikoi vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi se vula i përkiste fermerit Pelivan Metushi. Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë ka gjobitur me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu.

Nga ana tjetër Ministria shprehet se për çështjen e dhunës ndaj grupit të xhirimit, nuk vepron dot pasi kjo çështje është në gjykim. Prokuroria e ka cuar çështjen për gjykim ku gjyqtarja Miranda Nakaj shpërfill pamjet filmike, por zvarrit procesin duke thirrur në mënyrë të pakuptimtë 25 dëshmitarë nga pala e paditur.

Si të mos mjaftonte kjo, noterja i është hakërryer sërish gazetares, duke e kërcënuar atë, dhe duke i thënë se nuk do t’i ndahej, ndërsa i përmendte pasurinë që i kapte vlerën e 10 milionë eurove.

Përballja në Gjykatë

Noterja Anila Haxhiu: Nuk e di kujt i ke futur derrin në kokën tënde. Na merrke ti, kolegët gazetarë! Po pyes unë televizionet. Por se di kush jam unë fare. S’pyes televizionet unë! Nuk ke nxjerr edhe Sali Berishën, aty ta nxjerrësh tërë ditën! Jo Ina Zhupat, “Timona.al” që ke në kokë. Do fitosh ti duke bërë shoqe! Unë shoqet e tua i bëj me plastelinë, kshu, tak i bëj në parlament! I bëj kshu moj… i marr i bëj kllonë në Parlament! Ti s’më njeh fare moj kush jam! Po, po shikomë ti! Unë kam ja 10 milionë euro me gjak, kshu të deklaruara!

Avokatja e Anila Haxhiut: Shshshsh! Do pushosh ma! O Nila se do të nxjerrë gjykata jashtë edhe…

Noterja Anila Haxhiu: Jo me, s’flas unë! Zonja prokurore (prokurores Elida Hoxha) këto gjëra duhet t’i dëgjoni edhe juve! Çfarë dëshmitarësh me? Ata ishin në zyrë të tërë. Po bënin punë. Hajde, hajde më jep 2 milionë euro dëmshpërblim! Unë jam grerëzë moj grerëzë! Qesh, qesh… Më njeh mua ti kush jam? Unë jam grerëzë! Po t’u ndava, po vdeksha! O unë, o ti në këtë botë!

Në lidhje me dhunën ndaj Gjevorit ka pasur reagime të shumta nga shoqatat e gazetarëve në Shqipëri, të cilët vënë theksin te klima e vështirë me të cilën përballen punonjësit e mediave në Shqipëri, edhe përballë profesionestëve, siç është rasti i noteres së Fierit.

REAGIMI I ASOSACIONIT TË GAZETARËVE SHQIPTARË

Kërcënimet e mbrëmshme të noteres Anila Haxhiu ndaj gazetares së emisionit “Stop” Odeta Gjevori janë alarmante për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri.

AGSH dënon ashpër intimidimin ndaj koleges dhe e cilëson këtë rast një kambanë alarmi për sigurinë e gazetarëve.

Është e papranueshme që një fuksionare publike të ketë këtë qasje ndaj medias, dhe të mos ketë reflektim prej noteres, e cila, më herët, është paditur nga gazetarja pasi gjatë ushtrimit të detyrës është dhunuar nga noterja.

AGSH e konsideron edhe më alarmant faktin kur deklarimet kërcënuese “o unë, o ti në këtë botë” janë bërë në sallën e gjykatës, në prani të prokurores së çështjes dhe avokates së të paditurës.

Mos reagimi institucional vetëm sa frymëzon më shumë akte vandale ndaj gazetarëve.

Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i kërkon Policisë dhe Prokurorisë të marrë masa të menjëhershme.

Ne i shprehim solidaritet dhe mbështetje të plotë koleges sonë Odeta Gjevori dhe i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të veprojë pa vonesa dhe me efikasitet në të gjitha rastet kur punonjës të medias denoncojnë raste të cënimit të sigurisë së tyre.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB