
TIRANË- Në faqen zyrtare të konviktit privat të studentëve “Fole Rezidencë” reklamohet alkooli. Qendra ku të rinjtë pagujnë deri në 300 euro në muaj për të qendruar, së fundi në një postim në rrjetet sociale shihet duke reklamuar disa shishe alkool, për të treguar jetën aktive të të rinjve që strehohen në këtë qendër.
Rezidenca në fjalë ndodhet në Tiranë, dhe shërben si konvikt për të gjithë studentët, por edhe të rinj që zgjedhin të jetojnë në një godinë, ku duhet të përdorin dhe hapësira të përbashkëta, duke nisur nga dhoma, ambientet e ngrënies, por edhe sallat e studimit.
Reklamimi i alkoolit në Shqipëri nuk është i ndaluar me ligj, pasi në ekrane shpesh shohim spote që reklamojnë kryesisht birrat, por një një faqe konvikti, kjo padyshim tingëllon absurde dhe e papranueshme.
