Aktualitet

U kap nga emigracioni, vret veten shqiptari, nisin hetimet

Të shtunën në mëngjes, u konfirmua edhe vdekja e tij. Policia, mjeku ligjor dhe Avokati i Popullit kanë nisur hetimet. Ndërsa një protestë u organizua në Brook House nga të burgosur kryesisht shqiptarë. 

k.m.
U kap nga emigracioni, vret veten shqiptari, nisin hetimet
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Tre hetime janë nisur pas vdekjes së një 37-vjeçari shqiptar të arrestuar nga emigracioni. Lajmin e ka dhënë Home Office. Sipas "The Guardian", shqiptari, i cili vdiq të premten, kishte tentuar të vriste veten pak më shumë se një javë më parë në qendrën e largimit të emigracionit Brook House pranë aeroportit Gatwick dhe më pas u dërgua në spitalin East Surrey, ku u vendos në njësinë e kujdesit intensiv.

Të shtunën në mëngjes, u konfirmua edhe vdekja e tij. Policia, mjeku ligjor dhe Avokati i Popullit kanë nisur hetimet. Ndërsa një protestë u organizua në Brook House nga të burgosur kryesisht shqiptarë. 

Një raport i psikologut i siguruar nga Guardian i kërkoi Home Office të kryente një vlerësim të plotë klinik përpara se të vazhdonte me dëbimin e burrit.

"Dështimi për ta bërë këtë mund të rezultojë në dëm të pariparueshëm për mirëqenien e tij psikologjike dhe fizike," thuhej në raport.

37-vjeçari shqiptar me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone. Emigranti shqiptar prej ditësh mbahej në këtë qendër emigrantësh me qëllim dëbimin nga Anglia. Ai është gjetur në dhomë i varur me çarçafë, nga shoku i dhomës. Besohet se një depresion i mundshëm e çoi në tentativën e vetëvrasjes shqiptarin që ishte marrë nga oficerët e emigracionit në banesën ku jetonte në Londër./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB