
DURRËS- Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se tragetet Durrës -Bari do të lundrojnë sot. Më herët lundrimet drejt Barit dhe anasjelltas ishin pezulluar për shkak të motit të keq, duke filluar nga data 17 deri më 19 nëntor. Në fuqi vijon të jetë nadalimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Njoftimi:
Përditësim për situatën e lundrimit të trageteve. Tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës ditët e sotme do vijojne normalisht udhëtimin sipas orarëve të përcaktuara. Gjithashtu trageti i Linjës Brindisi -Vlorë do të niset nga porti i Brinidisit normalisht edhe pritet të arrije në portin e Vlorës sipas orarave të përcaktuara. Ndalimet dhe masat për mjetet e tjera vazhdojnë të jenë në fuqi.
Gjithashtu edhe kapiteneria e Portit të Vlorës pezulloi për ditën e djeshme lundrimin e tragetit Vlorë - Brindizi e anasjelltas, si dhe lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.