Aktualitet

Shkak borxhi/ Zbardhet ngjarja në Shkodër: Polici ndërhyri, autori: E zgjidhim vetë!

Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara janë konfliktuar fizikisht.

f.t
Shkak borxhi/ Zbardhet ngjarja në Shkodër: Polici ndërhyri,
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Është zbradhur ngjarja e rëndë në Shkodër, ku mbeti i plagosur Aleksandër Curaj 40 vjeç. Pak orë nga ngjarja është identifikuar autori i plagosjes, si shtetasi Dedë Bici, i cili pasi ka qëlluar katër herë në drejtim të Curaj është larguar me një biçikletë, ndërsa policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij.

Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara ngjarjes janë konfliktuar fizikisht. Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin se kemi një problem lekësh. Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40 vjeçarin.

Gjithashtu mësohet se 40-vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik. Plagosja ka ndodhur në qendër të qytetit, në zonën e këmbimit valutor të njohur si "Dollari". Aktualisht, i plagosuri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Policia po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen.

/ ZËRI

Poll

MOS HUMB