Aktualitet

Llogari bankare dhe apartamente/ Konfiskohen pasuritë e Eldi Dizdarit

Eldi Dizdarit i kanë konfiskuar garazhe, truall, prona dhe para që i janë gjetur në llogari bankare. 

k.m.
Llogari bankare dhe apartamente/ Konfiskohen pasuritë e Eldi Dizdarit
Eldi Dizdari

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të konfiskojë pasuritë e Eldi Dizdarit, alias Denis Matoshit. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, trupa e GJKKO-së ka vendosur konfiskimin e pasurive të të riut që kërkohet nga Italia për "organizatë kriminale", nën emrin e klanit të ashtuquajtur "Kompania Bello". Dizdarit i kanë konfiskuar garazhe, truall, prona dhe para që i janë gjetur në llogari bankare. 

LISTA E PASURIVE TË KONFISKUARA: 

Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.

Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.

Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;

Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.

Kush është Eldi Dizdari?

Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu si Denis Matoshi, aktualisht qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Fillimisht, ai u ndalua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Por më pas u lirua.

Matoshi/Dizdari, sipas autoriteve italiane, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) - një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro. Ai u arrestua në Dubai, por pas lirimit të tij, është ende e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë ekstradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga drejtësia italiane, por deri më tani Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por aktivitetin nuk e ka pasur vetëm në Itali me kompaninë "Bello". Dizdari alias Denis Matoshi, është një emër i njohur në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, megjithëse autoritetet tona, kurrë nuk ia dolën të provonin përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Ai u përfol si një nga emrat që morën pjesë edhe në përplasjen me armë në ish-bllok, por emri i tij nuk u lidh kurrë me një akuzë zyrtare nga ana e Prokurorisë. Emri i Dizdarit doli në skenë edhe pas arrestimit të Arbër Cekajt, i dënuar tashmë me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas më 2018. Dizdari është kushëri i afërt me Cekajn.

Megjithatë edhe pse i përfshirë në rrjetën e botës së errët të krimit, Dizdari nuk ka mbajtur gjithmonë një "profil të ulët", emri i tij u përfol për martesën me ish-missin dhe moderatoren, Suada Sherifi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences/Itali me Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë. Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Vendimin nr.34, datë 22.12.2023, ka vendosur ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive si më poshtë: Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi; Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi; Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.

Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë. Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit; Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.; Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB