Aktualitet

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, 2 të plagosur rëndë

Në aksident mësohet se janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’.

E.K
Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen
aksidenti

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Shkallë e Xibërit, ku për pasojë janë aksidentuar rëndë dy persona.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se dy të plagosurit janë Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore më spitalin e Burrelit.

Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit. Shpesh herë në këtë segment rruge ka patur aksidente si pasojë e mungesës së sinjalistikës, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën qarkullojnë mjetet.

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen

Prej disa vitesh, edhe pse e inaguruar, rruga e Arbrit nuk ka përfunduar ende plotësisht, pasi në segmente të ndryshme kryhen punime nga firma nënkontraktore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB