
KUKËS- Konfirmohen katër raste me murtajën e derrit në Kukës. Dy në Pusin e Thatë dhe dy në Morinë. Kjo ka vënë në lëvizje shërbimin veterinar në Kukës e Has. Pas inspektimit në terren, mostrat e marra u dërguan për analiza në Institutin e Veterinarisë, nga ku rezultuan të prekur nga murtaja e derrit. Drejtori i Shërbimit veterinar Bajram Peposhi, tha për Report Tv se u zbatuan protokollet përkatëse për asgjësimin e tyre.
Sipas tij, shërbimi veterinar i Kukësit por edhe ai kombëtar kanë ndërmarrë edhe masat paraprake për monitorim të rreptë të situatës në stallat e derrave, duke qenë se nuk ka vaksine apo masë tjetër që frenon sëmundjen.
Bajram Peposhi:Sëmundja në fjalë, prek vetëm derrat dhe nuk është e rrezikshme për transmetueshmëri tek njerëzit apo kafshët e tjera, por ka një shkallë të lartë mortaliteti dhe mund të depërtojë në stallat e derrave të butë që mbarështohen në zona të ndryshme të vendit. shërbimi veterinar i Kukësit por edhe ai kombëtar kanë ndërmarrë edhe masat paraprake për monitorim të rreptë të situatës në stallat e derrave, duke qenë se nuk ka vaksine apo masë tjetër që frenon sëmundjen.
Ndërkohë çobani Besmir Thaqi nga fshati Domaj i Hasit tregon se ndonëse në këtë zonë ka shumë derra të egër nuk përbëjnë rrezik për dhitë dhe delet. Shqetësim për të do të përbënte nëse murtaja do të ishte ngjitëse.
Besmir Thaqi:Nuk janë të rrezikshëm derrat për bagëtitë por sëmundja nëse është ngjitëse, është problem. Derrat ikin prej dhive dhe qenve. Nuk ka pasur raste që kanë sulmuar kopetë. Kjo zonë njihet për derra të egër. Vijnë dhe hanë kallamoq. Nuk është i dëmshëm, është si dhua, han bar. Nuk është mishngrënës./ZËRI