
BRITANI E MADHE- Tatimpagesit britanikë kanë paguar 10 mijë paund vetëm për përkthyes shqiptarë për një emigrant ilegal që merrej me tregëti kokaine. Martin Ndreca, 24 vjeç, më në fund u deklarua fajtor për tregtinë e kokainës në Gloucestershire javën e kaluar - por jo pa lëvruar një sasi të madhe fondesh publike që ishin shpenzuar për përkthimin e mijëra mesazheve. Dhe edhe pse Ndreca tani e ka pranuar fajin, ai ende ka refuzuar të pranojë tërë masën e veprave të tij, që do të thotë se do të duhet të shpenzohen më shumë para publike për një "gjykim të çështjes" përpara se të mund të dënohet.
Duke folur në Gjykatën e Gloucester Crown javën e kaluar, gjyqtari Ian Lawrie KC tha sipas Dailymail: Ka pasur një sasi të jashtëzakonshme të shpenzimeve publike për shkak të një të pandehuri që nuk mund të përballet me situatën e tij.
Ndreca, pa adresë fikse, u deklarua fajtor të premten për shpërndarje kokaine midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023. Ai gjithashtu pranoi posedimin e kokainës me qëllim furnizimin midis 28-30 nëntor 2022 dhe përsëri më 10 korrik 2023.
Prokurori Daniel White tha se Ndreca, i cili deri më tani kishte mohuar shkeljet, tani “pranon shumicën dërrmuese të akuzave ndaj tij”.
ëhite tha se Gjykata nuk mund të pranojë pretendimin e Ndrecës se ai ishte thjesht një korrier dhe kishte rol të vogël.
Prokurori Daniel White tha se Ndreca, i cili deri më tani kishte mohuar shkeljet.
Gjyqtari caktoi datat 13 ose 14 maj për gjykimin dhe vendosi në masën e arrestit Ndrecën.
Shuma e parave të taksapaguesve britanikë që përdoren për të siguruar përkthyes shqiptarë për kriminelët e dyshuar është dyfishuar në pesë vitet e fundit, tregojnë shifrat.
Ministria e Drejtësisë (MD) zbuloi se një rekord prej 1.2 milionë paundësh u shpenzuan në vitin 2022, duke ofruar staf dygjuhësh për të komunikuar procedurat ligjore me shqiptarët e akuzuar për kryerjen e krimeve në Mbretëria e Bashkuar. Kjo është një rritje prej 35 për qind nga një vit më parë dhe dyfishi i shifrës prej 507,000 £ e regjistruar gjashtë vjet më parë./ZËRI