
ITALI- Tragjedi në familjen shqiptare në Traversetolo, në provincën e Parmës. Raportohet se një 13-vjeçar është gjetur i vdekur në shtratin e tij nga e motra. Kjo e fundit, 17 vjeçe e gjeti të vëllanë në dhomën e tij pa shenja jete rreth orës 08:00 të mëngjesit kur shkoi për ta zgjuar. Pavarësisht se autoambulanca mbërriti shpejt, shpërthimi i të miturit ishte i pamundur.
Sipas autoriteteve, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një goditje kardiake që e ka goditur 13-vjeçarin në gjumë. Por shkaku i vërtetë pritet të mësohet pas kryerjes së autopsisë. Kryebashkiaku Simone Dall’Orto u shpreh “ngushëllimet dhe u qëndron pranë familjarëve për vdekjen tragjike dhe të parakohshme”./ZËRI