Aktualitet

Komuniteti LGBT+ marshon në Tiranë: Nuk jemi kërcënim për familjet

Parada është mbajtur nën masa të shumta sigurie, me prezencën e dhjetëra efektivëve të policisë, për të evituar incidente.

k.m.
Komuniteti LGBT+ marshon në Tiranë: Nuk jemi kërcënim
Pamje nga protesta

TIRANË- Aktivistë, qytetarë dhe diplomatë, kanë marrë pjesë në Paradën e Krenarisë së Komunitetit "LGBT+" në Tiranë. Edhe pse me reshje të dendura shiu, aktiviteti nuk është ndalur. Parada është mbajtur nën masa të shumta sigurie, me prezencën e dhjetëra efektivëve të policisë, për të evituar incidente, për shkak se ditët e fundit ka pasur një debat në rrjetet sociale dhe jo vetëm lidhur me kërkesat e komunitetit, por edhe me martesën e zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. 

PAMJE NGA PROTESTA: 

Komuniteti LGBT+ marshon në Tiranë: Nuk jemi kërcënim

Komuniteti LGBT+ marshon në Tiranë: Nuk jemi kërcënim

Komuniteti LGBT+ marshon në Tiranë: Nuk jemi kërcënim

Komuniteti LGBT+ marshon në Tiranë: Nuk jemi kërcënim

Komuniteti LGBT+ marshon në Tiranë: Nuk jemi kërcënim

Komuniteti LGBT+ marshon në Tiranë: Nuk jemi kërcënim

Aktivistja Xheni Karaj, gjatë fjalës së saj tha se komuniteti LGBT+ nuk është një kërcënim për familjen, siç është përshkruar ditët e fundit nga disa përfaqësues të feve, por anëtarët e këtij komuniteti janë pjesë e familjeve shqiptare dhe kërkojnë të drejta të barabarta.

"Kemi parë që javën e fundit ka pasur një gjuhë urrejtje ndaj nesh. Jemi kërcënuar si kërcënim për familjen, ndërkohë që jemi pjesë e familjes së çdo kujt. Ne nuk jemi kërcënim për familjen e askujt. Mesazh uniteti dashurie për njerëzit që të kuptojmë që në fund të fundit jemi si gjithë tjerët dhe jemi pjesë e familjes. Debate të tilla të dhunshme nuk e ndihmojmë aspak shoqërinë, nuk e ndihmojnë frymën demokratike, pasi në fund të fundit ka pasur shumë persona nga komuniteti që kanë parë prindërit e tyre, të cilët nuk e dinë, duke protestuar kundër fëmijëve të tyre. Duhet të respektojmë njëri tjetrin,"-tha Karaj me megafon. 

Në Paradë merrnin pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato./ZËRI

Poll

MOS HUMB