
FRANCË- Katër vjet në paraburgim, por më në fund të premtën, Sahmet Lushaj doli para togave të zeza. Ish-futbollisti i klubit të futbollit "Vllaznia" akuzohet për vrasje, dhunë dhe trafik droge, akuza që ai vetë i mohon. 26-vjeçaari i mbrojtur nga avokati i tij dhënë versionin e tij për plagosjen e Avdyl Nuhiallarit. Flokët në stilin “slicked back”, (të stiluara pas) dhe një siluetë të drejtë, Sahmet Lushaj u përball me akuzën se kishte goditur dy herë me thikë (njëherë në zemër) 52-vjeçaarin nga Kosova, Avdyl Nuhiallari. Ky i fundit nuk i ka shpëtuar plagëve të marra pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas hetimeve, më 20 maj 2020, Sahmet Lushaj dhe vëllai i tij Omar kishin shkuar për të marrë një borxh nga një prej djemëve të viktimës.
Ndaj kishin shkuar për t'i zënë pritë Fatjon Nuhiallarit pa i lënë një takim. Me ta ishte edhe Mikea Trimi. Pasi i kishin shkuar në derë të shtëpisë, i kërkuan borxhin që i riu u kishte marrë. Teksa bisedonin, tonte ishin rritur dhe Sahmet Lushaj nxorri thikën. Me të plagosi në dorë vëllanë e debitorit, ndërsa i ati i tij mori plagë në zemër.
“Ndihem keq për gjithçka që ka ndodhur. Më parë isha i sigurt se do ecja para, kisha ardhur me letra, por tani jeta ime është shkatërruar. Për këtë ngjarje kanë folur të gjithë, të gjithë e dinë,”-tha Omar Lushaj para gjyqit, i cili është edhe babai i një fëmijë.
Por ndryshe nga i vëllai, Sahmet Lushaj e ka mohuar gjithmonë se është autor i goditjeve me thikë, duke dhënë disa versione për të shpjeguar pafajësinë e tij. Në një rast ai pretendon se kishte ardhur me të vëllanë si turist, por i kishin sulmuar, ndaj kishte ndërhyrë me thikë për të mbrojtur të vëllanë.
Ndërsa 24-vjeçari Fatjon Nuhiallari, 24 vjeç, thjesht dëshiron drejtësi për të atin. Ishte ai që zbuloi se sherri nisi për një borxh droge, pasi nuk kishte që t'u jepte vëllezërve 4500 euro. Ky ishte dëmi që iu bë pasi lënda narkotike iu vodh nga shtëpia. Për shkak të përfshirjes së tij në botën e krimit.
“Nuk është se ata mendojnë se unë jam përgjegjës për vdekjen e babait, e vërteta është që unë jam i vetmi përgjegjës,"-tha ai.
Të gjitha palët kanë dhënë versionin e tyre, kështu që për ta vendimi do të jepet më 5 qershor./ZËRI