Aktualitet

SKEMA- Si trafikoheshin armët nga Serbia...destinacioni final ishte Greqia, lidhja e të rinjve me grupet kriminale

Hetimet treguan se katër të rinjtë i merrnin armët në Serbi dhe më pas i trafikonin në Shqipëri për llogari të bandave kriminale.

k.m.
SKEMA- Si trafikoheshin armët nga Serbia...destinacioni final ishte Greqia,
Të arrestuarit

TIRANË- Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi u arrestuan në Tiranë pasi kishin ardhur për të shitur armë zjarri. Disa ditë pas prangosjes së tyre, detaje të reja janë mësuar lidhur me mënyrën sesi të rinjtë siguronin armët. Hetimet treguan se katër të rinjtë i merrnin armët në Serbi dhe më pas i trafikonin në Shqipëri për llogari të bandave kriminale.\

Të arrestuarit në këtë rast, merrnin armët nga trafikantë serbë, pasi pistoletat, automatikët dhe municionet siguroheshin në Çeki, ku edhe prodhoheshin. Në Shqipëri i sillnin vetë me autobusët që ishin në pronësi të Edonis Thaçit, ndërsa të tjerët ishin shoqërues. Kështu mesa duket të rinjtë kanë ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri për të trafikuar armë zjarri. Bisedat e gjetura në celularët e tyre kanë zbuluar komunikime me persona të ndryshëm në Tiranë, që me shumë gjasa janë blerësit e armëve të zjarrit.

Duke u nisur nga bisedat mes tyre, Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në kryeqytet, por armët e zjarrit nuk janë gjetur. Ndaj Policia e Shtetit ka dyshime se mund të jenë dërguar në Greqi. Kjo pasi blerësit rezultojnë të jenë me precedent penal të mëparshëm në fushën e trafikut të drogës dhe krimeve të tjera.

Megjithatë hetimet vazhdojnë për të mësuar nëse 4 të arrestuarit janë të vetmi anëtarë të trafikut të armëve nga Çekia në Serbi, më pas nag Kosova kishin destinacionin e fundit në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB