Aktualitet

Klodiana Spahiu reagon pas propozimit si Ministre e Shëndetësisë: Faleminderit Edi Rama për besimin

Në reagimin e publikuar, Spahiu ka shprehur mirënjohjen për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë, duke theksuar se e pret me përgjegjësi të re angazhimin në krye të këtij institucioni.

M.K.
Klodiana Spahiu reagon pas propozimit si Ministre e Shëndetësisë:
Klodiana Spahiu

TIRANË- Klodiana Spahiu ka reaguar në rrjetet sociale pas propozimit të saj për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në reagimin e publikuar, Spahiu ka shprehur mirënjohjen për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë, duke theksuar se e pret me përgjegjësi të re angazhimin në krye të këtij institucioni.

Ajo ka falënderuar gjithashtu Profesore Evis Sala për punën dhe kontributin e saj gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri, shkruan Klodiana Spahiu.

Reagimi i Klodiana Spahiut:

Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.

Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.

Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.

Në pamundësi për t'ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:

FALEMINDERIT NGA ZEMRA!/ZËRI

Poll

MOS HUMB