Aktualitet

Sulmi në hotelin e Vasil Bedinajt, policia sekuestron Range Roverin e dyshuar

Mjeti, që sipas të dhënave paraprake drejtohej nga Blerim Heta, gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë konstatuar dëmtime në xhamin e anës së pasagjerit.

M.K.
Sulmi në hotelin e Vasil Bedinajt, policia sekuestron Range Roverin e
Range Rover

VLORË- Policia ka sekuestruar një automjet tip Range Rover, i cili dyshohet se është përdorur nga grupi i armatosur që ndërhyri në ambientet e hotelit Regina Palm, në pronësi të Vasil Bedinajt.

Mjeti, që sipas të dhënave paraprake drejtohej nga Blerim Heta, gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë konstatuar dëmtime në xhamin e anës së pasagjerit. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, dëmtimi mund të jetë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Gjithashtu brenda automjetit janë gjetur tre fishekë pistolete, të cilët janë sekuestruar si prova materiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB