VLORË- Biznesmeni Luan Muça është shoqëruar nga Policia pas përplasjes së raportuar me armë në Vlorë me biznesmenin Vasil Bedinaj. Sipas denoncimit të bërë në polici nga Bedinaj, ky i fundit ka pretenduar se është kërcënuar me armë gjatë përplasjes.
Ndërkohë, mbrojtja e Luan Muçës ka dhënë një tjetër version për ngjarjen. Në një deklaratë për mediat, avokatët kanë mohuar pretendimet se Muça i ka kërkuar 5 milionë euro biznesmenit Vasil Bedinaj.
Sipas mbrojtjes, Muça kishte lënë një takim me Bedinajn për të sqaruar një mosmarrëveshje që lidhet me një investim në bregdetin e Jugut. Bëhet fjalë për një tokë në Palasë, ku, siç ZËRI raportoi raportuar më herët, pronari i “Delta Group” synon të ndërtojë një resort. Mbrojtja e Muçës pretendon gjithashtu se klienti i tyre është dhunuar me armë gjatë takimit.
“Klienti im nuk vë gjoba, s’ka kërkuar asnjë para nga askush, por ka rënë pre e dhunës me armë teksa kishte lënë një takim sqarues me z. Bedinaj. Sqarimi lidhet me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”, ka deklaruar mbrojtja e Muçës në media. /ZËRI