VLORË- Pamje të tjera ka siguruar kamera e ZËRIT nga ngjarja e rëndë e regjistruar në hotelin “Regina Palm” në Vlorë, ku një grup personash të armatosur shfaqen brenda ambienteve të hotelit pranë biznesmenit Vasil Bedinaj. Në pamjet e kamerave të sigurisë, Bedinaj shihet i ulur në një tavolinë në ambientet e lokalit, ndërsa pranë tij ndodhet edhe biznesmeni Luan Muça. Pak çaste më pas, në ambient shfaqen disa persona që shoqëronin Muçën dhe pozicionohen rreth Bedinajt.
View this post on Instagram
Sipas pamjeve, personat janë të armatosur dhe duket se ushtrojnë presion ndaj biznesmenit. Situata zhvillohet në një ambient ku ndodheshin edhe pushues të tjerë, të cilët janë përballur papritur me skenën e tensionuar. Në video shihet qart qe në abientet e lokalit ka pasur gra dhe vajza, ndërsa prania e personave të armatosur krijon një situatë alarmante mes klientëve./ZËRI