
Policia greke
SELANIK - Policia gjeti plantacione me 110 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar me bimësi të dendur, në Loutra Nea Apollonias, jashtë Selanikut, duke arrestuar dy persona.

Kanabisi i sekuestruar
Dy të arrestuarit (36 dhe 34 vjeç), me origjinë nga Shqipëria, kanë mbërritur në vendngjarje me makinë për të “trajtuar” fidanët dhe më pas policia i ka vënë në pranga.
Në kantier u gjetën pajisje dhe mjete për kultivimin e fidanëve të kanabisit, si lopata, sëpata, dalta etj./Zëri.ai/
Poll