Aktualitet

Kërkoi që SPAK të hetojë faljen e gjobave, GJKKO rrëzon kërkesën e demokratit, Kalaja: Do bëj rekurs

Megjithatë, Kalaja ka deklaruar se do vazhdojë procesin dhe do t'i drejtohet me rekurs Gjykatës e Lartë. 

zh.ll
Kërkoi që SPAK të hetojë faljen e gjobave, GJKKO rrëzon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, për fillimin hetimeve nga SPAL për faljen e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve elektorale të 11 majit. Gjyqtarja Nertina Kosova ka argumentuar se falja e gjobave nuk mund të jetë objekt hetimi penal pasi nuk përbën shkelje penale. Megjithatë, Kalaja ka deklaruar se do vazhdojë procesin dhe do t'i drejtohet me rekurs Gjykatës e Lartë. 

Deputeti i cili ishte pjesë e listës së hapur të qarkut të Durrësit, bëri kallëzim në SPAK në 27 maj të këtij viti, ku sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjedhje.

Qeveria shqiptare miratoi dy ditë përpara zgjedhjeve një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Bëhet fjalë për gjoba të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga:
a) inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit;
b) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;
c) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
ç) Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;
d) Policia e Shtetit;
dh) Policia Bashkiake./ZËRI

Poll

MOS HUMB