
TIRANË- Albert Delilaj, drejtuesi i televizionit lokal “6+1 Vlora”, ka treguar versionin e tij në lidhje me akzuat dhe fjalët fyese të lëshuara ndaj gazetares Afrovita Hysaj.
Për “Top Story”, Delialj tha se fjala “PROSTI” nuk i është drejtuar gazetares por “lajmit”. Ndërsa ka shtuar se gazetarja i ka akuzuar djalin pa të drjetë. Sa i përket fjalorit fyes ai shprehet se ka kërkuar ndjesë.
Albert Delilaj: Unë kam 25 vite që drejtoj televizionin ‘6+1 Vlora’ në Vlorë. Jam ndodhur në këto ditë në një situatë të pazakontë. Gazetarja në fjalë më ka akuzuar djalin, se ishte një nga përdhunuesit. Djali im nuk ndodhet në shtëpi fare, ka bërë një gabim dhe ndodhet në burg. Ajo nuk mjaftoi me djalin, implikoi gjithë televizionin, gjithë familjen. Unë i kam dërguar gazetarin e lajmeve, i tha çfarë po bën zonjë. Për mos t’u nxituar, unë kam pritur që ajo të vinte në televizion dhe të thoshte më fal apo u nxitova. Kam përdorur një fjalë banale dhe kam kërkuar ndjesë publike. Kam përdorur atë fjalën për lajmin, jo për gazetaren. Ai nuk ishte lajm, ishte prostilajm.
Si ndodhi kërcënimi i gazetares?
Kërcënimi i gazetares erdhi pas një sage të gjatë përplasjesh mes drejtuesve të televizionit dhe gazetares, pasi kjo e fundit deklaroi se mes përdhunuesve të një vajze në Vlorë, ishte dhe djali i pronarit të këtij televizoni, Klevis Deliaj. Por deri më tani, emri i tij nuk është përmendur nga Policia si pjesëmarrës në përdhunimin e të resë.
Për ngjarjen, Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno. Në kërkim për ngjarjen është shpallur dhe shtetasi Gentjano Mehmeti, ndërsa kërkohet edhe një person i katërt me inicialet Viljon Kapaj. Pikërisht Kapaj, është edhe ngatërresa që ka ndodhur me pronarin e TV 6+1 Vlora, pasi i biri Klevis Deliu u raportua se ishte ai personi i katërt që ishte shoqëruar nga Policia, informacion ky që rezulton i pavërtetë. Vajza dhe djemtë kanë qenë duke konsumuar darkën së bashku, ku dyshohet se kanë marrë dhe lëndë narkotike, dhe më pa 3 prej tyre dyshohet se kanë kryer marrëdhënie me dhunë me 26-vjeçaren./Zëri.ai