LALZ- Zjarri që përfshiu mbrëmjen e djeshme Gjirin e Lalëzit është shuar pas mesnate rreth orës 02:00, pas disa orësh përballje me flakët.
Flakët u afruan pranë një kompleksi turistik, duke bërë që pushuesit të largoheshin nga zona për sigurinë e tyre. Gjithashtu, flakët u afruan edhe banesave, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk raportohet e dëmtuar. Pas shuarjes së vatrës në Gjirin e Lalëzit, forcat zjarrfikëse kanë vijuar qëndrimin në terren për të mbajtur nën vëzhgim zonën.
Situata mbetet më e vështirë në pyllin e Bizës, ku një tjetër vatër vijon të jetë aktive. Për shuarjen e zjarrit pritet ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë./ZËRI