Aktualitet

Kapet në Tiranë turku i rrezikshëm

Hasan Ozcan ka qenë i shpallur në kërkim nga Turqia për akuzën e tentativës së vrasjes

E.K
Kapet në Tiranë turku i rrezikshëm
Hasan Ozcan

TIRANË- Një 48-vjeçar turk është vënë në prangat e policisë së Tiranës, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul". 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale "Pjesmarrje në vrasje", dhe "Vrasja e mbetur në tentativë", parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.     

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.  


/Zëri 

 

Poll

MOS HUMB