Aktualitet

Banorët e lumit të Vlorës bllokojnë rrugën nacionale: Mos e prekni Shushicën!

Para kamerave ata kanë shprehur revoltën e tyre duke pretenduar se vendimi është marrë pa bërë asnjë dëgjesë publike.

k.m.
Banorët e lumit të Vlorës bllokojnë rrugën nacionale:
Pamje nga protesta

VLORË- "Shushica është mushkria, pishina e luginës, është jeta jonë,"-kështu janë shprehur para kamerave banorët e disa fshatrave në Vlorë që kanë dalë për të protestuar kundër projektit të ujësjellësit të Himarës.

Në shenjë revolte, ata bllokuan për një orë rrugën e Lumit të Vlorës. Kjo, pasi sipas tyre, me vendosjen e tubacioneve në lumë, Shushica do të thahet dhe ata do të mbeten pa ujë. Para kamerave ata kanë shprehur revoltën e tyre duke pretenduar se vendimi është marrë pa bërë asnjë dëgjesë publike. Ndërsa shtojnë se çështjen e kanë çuar edhe në Gjykatën e Lartë, por ende nuk ka asnjë vendim.

“Marrja e ujit të lumit Shushica, do bëje që 30 fshatra të lumit të Vlorës të kenë etje për një pikë ujë. Mos llogarisim me mijëra hektarë tokë që do thahen për ujë. Himara ka kuy të marre ujë. Investimi ka filluar dhe ne nuk na është marrë asnjë mendim. Kemi bërë peticione. Ka vajtur deri në Gjykatë të lartë dhe nuk na është kthyer asnjë përgjigje. Kjo është grabitje kolosale,”- tha një prej banorëve për kamerat e "ReportTv".

Aktualisht, në fshatin Kuç të Vlorës po punohet prej 8 muajsh për shtrirjen e tubacioneve të ujësjellësit të Himarës. Investim që ka vlerën e 9.5 milionë eurove, shumë e ofruar nga Fondi Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkia e Himarës./ZËRI

Poll

MOS HUMB