Aktualitet

Pamjet shokuese/ Aksident i rëndë gjatë garave me makina në Kosovë, vdesin 3 të rinj

E gjithë skena e rëndë është filmuar nga të pranishmit

E.K
Pamjet shokuese/ Aksident i rëndë gjatë garave me makina në
3 viktimat nga aksidenti

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku kanë humbur jetën 3 të rinj në Prizren.

Mediat në Kosovë kanë publikuar emrat e 3 viktimave të dyshuara të aksidentit, që janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e ndiqnin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre të rinjtë ishte fatal.

 

Sipas mediave në Kosovë, shoferi i cili i ka përplasur tre të rinjtë është Arlind Syla, familjar i Lordit, i cili humbi jetën në këtë aksident.

Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona, teksa ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB