
IRLANDË-Një bandë kriminale shqiptare ka kontrabanduar kokainë me vlerë 10.5 milionë euro nga Meksika në Irlandë, shkruan The Sun. Droga e dyshuar e paligjshme u zbulua në Dublin, një njësi mallrash e pashoqëruar e cila kishte zbarkuar një traget u ndalua dhe u kontrollua.
Hetimi u krye nga Byroja Kombëtare e Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda dhe Shërbimi Doganor i të Ardhurave, megjithatë ende asnjë person nuk është arrestuar pasi hetimet vijojnë. Hetuesit besojnë se banda shqiptare e narkotrafikut po bashkëpunon ngushtë me ato meksikane.
Droga vinte nga Kolumbia dhe u transportua përmes Meksikës dhe ishte destinuar për në tregun evropian. Besohet se disa nga pakot mund të kenë qenë të destinuara për tregun irlandez. Droga e dyshuar e paligjshme u zbulua një njësi mallrash e pashoqëruar e cila kishte zbarkuar një traget u ndalua dhe u kontrollua. Lënda narkotike do t’i nënshtrohen analizës nga Shkenca Ligjore Irlanda (FSI).