Aktualitet

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, pogradecari nuk 'zë mend', kanos një punonjës të Ndihmës Sociale

Policia po punon për kapjen e tij.

E.K
Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë,
Foto ilustruese

POGRADEC- Një person i identifikuar me inicialet S.Ç, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, ka kryer një tjetër vepër penale këtë të enjte. Raportohet se për shkak të një sherri për motive të dobëta ka kanosur me një armë zjarri një punonjës të Ndihmës Sociale Tiranë. Punonjësi ishte së bashku me grupin në zonë, për verifikimin e familjeve në nevojë. Policia po punon për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mesditën e sotme, në fshatin Buzaishtë, njësia administrative Velçan, Pogradec, shtetasi S. Ç., gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një send në dukje armë zjarri, shtetasin V. I., 54 vjeç, i cili ndodhej në zonë, së bashku me një grup pune të Ndihmës Sociale Tiranë, për verifikimin e familjeve në nevojë. Shtetasi S. Ç., pasi ka kanosur punonjësin V. I., është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja, e mbetur në tentativë". Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. Ç. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB