Aktualitet

'U burgosa se kam rrahur gruan', del 'zbuluar' Albert Demolli...kishte ngacmuar seksualisht një të mitur

Raportohet se Demolli është arrestuar për ngacmim seksual ndaj të miture, vetëm 12 vjeçe.

E.K
'U burgosa se kam rrahur gruan', del 'zbuluar' Albert
Albert Demolli

DEVOLL- Albert Demolli, burri nga Devolli, i cili la një ditë më parë burgun pasi përfitoi nga amnistia, është rikthyer këtë të enjte sërish në qendër të vëmendjes. Pas daljes nga qelia, Demolli tha se ishte burgosur pasi kishte dhunuar gruan, dhe këtu bëri një deklaratë shokuese ku tha se ajo e kishte merituar, ndërsa sot një tjetër pistë ka dalë në “dritë”.

“Nuk kisha shpresë se më thoshin nuk të kap amnistia. Pastaj më thanë që të kap dhe isha shumë i lumtur. Jetë e re tani, por shumë e vështirë. Nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja. Atë që bëra e bëra, por nuk do e përsërisja më. Jeta në burg është shumë e vështirë. Unë nuk pata vështirësi se kam punuar në guzhinë. Goca më thoshte mos u mërzit na ke ne. Sot nuk erdhi se ishte vetëm”, tha ai dje. 

Raportohet se Demolli është arrestuar për ngacmim seksual ndaj të miture, vetëm 12 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës më 19.05.2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB